Pistorius: Ka mundësi që Rusia në vitin 2029-2030 të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s
- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi dje se ekziston mundësia teorike që Rusia të tentojë të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s në periudhën e vitit 2029-2030.

Vilnus, 23 janar 2025 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi dje se ekziston mundësia teorike që Rusia të tentojë të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s në periudhën e vitit 2029-2030.
"Ekspertët ushtarakë me kujdes ndjekin zhvillimet në Rusi. Industria ushtarake atje po zhvillohet ndjeshëm, po prodhohen shumë tanke dhe aeroplanë, që do të thotë se forcat e armatosura ruse po rriten ndjeshëm. Deri në vitin 2026, numri i tyre me gjasë do të rritet në 1.5 milion ushtarë", ka thënë Pistorius gjatë një vizite në Lituani.
Ai shton se ekspertët ushtarakë besojnë se presidenti rus Vlladimir Putin teorikisht mund të riorganizojë forcat e tij të armatosura në vitin 2029-2030 për të krijuar kushte të favorshme për të sulmuar vendet e tjera, veçanërisht vendet e NATO-s.
Prandaj duhet të sigurojmë aftësitë tona mbrojtëse deri në këtë pikë. Kjo detyrë, natyrisht kërkon kohë dhe para, por ne po përpiqemi drejt këtij qëllimi", ka thënë Pistorius.
Foto: EPA