• сабота, 22 февруари 2025

Pistorius: Gjermania do ta mbrojë sipërfaqen ajrore të Polonisë

Pistorius: Gjermania do ta mbrojë sipërfaqen ajrore të Polonisë

Varshavë, 23 janar 2025 (MIA) – Gjermania këtë verë do të dërgojë aeroplanë “Jurofajter” (Eurofighter) në Poloni, që të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të krahut lindor të NATO-s, deklaroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë kohës së vizitës në aeroportin ushtarak polak Jasionka.

Ai shtoi se dy sisteme Patriot do të dislokohen në juglindje të Polonisë dhe nga 27 janari do të jenë plotësisht operativë. Sistemet Patriot do ta mbrojnë hapësirën ajrore në rajon gjashtë muaj. fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан