Pistorius: Gabim është të lihet Ukraina pa negociata për anëtarësim në NATO
- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi sot se presidenti amerikan Donald Tramp ka bërë gabim me atë që i ka bërë me dije Ukrainës se në këtë moment nuk do të ketë negociata për qasje të vendit në NATO dhe se nuk do të ketë garanca për koncesion territorial, por se është e drejtë kërkesa e administratës amerikane që Evropa të ndërmerr një pjesë më të madhe të përgjegjësisë së saj në mbrojtje.

Berlin, 14 shkurt 2025 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi sot se presidenti amerikan Donald Tramp ka bërë gabim me atë që i ka bërë me dije Ukrainës se në këtë moment nuk do të ketë negociata për qasje të vendit në NATO dhe se nuk do të ketë garanca për koncesion territorial, por se është e drejtë kërkesa e administratës amerikane që Evropa të ndërmerr një pjesë më të madhe të përgjegjësisë së saj në mbrojtje.
Pistorius, pas arritjes në konferencën e sigurisë në Mynih, deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin "asnjë milimetër nuk është zhvendosur" nga pozita e tij negocuese për konfliktin në Ukrainë, e për këtë shkak nuk është në interes të palës tjetër që ta bëjë këtë.
"Mendoj se kjo ishte gabim", tha Pistorius, duke i komentuar hapat e administratës amerikane. bsh/
Foto: MIA arkiv