Peter Sorensen do të jetë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, konfirmuan ambasadorët e BE-së
- Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) kanë konfirmuar sot se diplomati danez Peter Sorensen do të jetë përfaqësuesi special i bllokut për lehtësim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bruksel, 24 janar 2025 (MIA) - Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) kanë konfirmuar sot se diplomati danez Peter Sorensen do të jetë përfaqësuesi special i bllokut për lehtësim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sorensen u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas për ta zëvendësuar Miroslav Lajçakun në këtë detyrë.
Ministrat e jashtëm të BE-së do të japin miratim përfundimtar të hënën, në mënyrë që Sorensen të fillojë mandatin e tij në fillim të muajit shkurt.
Deputetit të deritashëm Lajçak mandati i skadon më 31 janar.
Foto: arkivi i MIA-s