Pesë automjete të dëmtuara në dy aksidente në lagjen Autokomandë
- Gjithsej pesë automjete janë dëmtuar, por nuk ka të lënduar në dy aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur në lagjen Autokomandë në hyrje të Shkupit për shkak të borës dhe rrëshqitjes së rrugës. Siç informon MPB-ja, aksidenti i parë i komunikacionit ku kanë marrë pjesë dy automjete në SPB Shkup është raportuar në orën 9:26, ndërsa i dyti me tri automjete në orën 9:29.

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Gjithsej pesë automjete janë dëmtuar, por nuk ka të lënduar në dy aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur në lagjen Autokomandë në hyrje të Shkupit për shkak të borës dhe rrëshqitjes së rrugës. Siç informon MPB-ja, aksidenti i parë i komunikacionit ku kanë marrë pjesë dy automjete në SPB Shkup është raportuar në orën 9:26, ndërsa i dyti me tri automjete në orën 9:29.
"Në orën 9:26 është raportuar se në afërsi të një pompe të benzinës, në hyrje të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të udhëtarëve 'Audi' me targa të Radovishit dhe automjetit 'folksvagen golf me targa të Italisë. Në orën 9:29 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin 'Aleksandar Makedonski' në Shkup ka ndodhur aksident mes të tri automjeteve 'pezho 306' me targa të Shkupit, 'ford fokus' me targa bullgare dhe 'seat leon' me targa të Shkupit", bën të ditur MPB.
Deri në këtë moment, siç theksohet në komunikatë, në dy aksidentet nuk ka raportime për të lënduar.
Nëpunës policor nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer mbikëqyrje.
Foto: arkivi i MIA-s