Peskov: Së shpejti do të ketë raund të ri negociatash për Ukrainën
- Së shpejti do të mbahet raundi i ri i negociatave për Ukrainën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke mos mundur ta saktësojë datën e atij takimi.
Moskë, 6 shkurt 2026 (MIA) - Së shpejti do të mbahet raundi i ri i negociatave për Ukrainën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke mos mundur ta saktësojë datën e atij takimi.
"Tani për tani data nuk është saktësuar. Por, së shpejti do të jetë", tha Peskov, transmetojnë mediumet ruse.
Ai, gjithashtu, tha se nuk është planifikuar raund i ri i negociatave për zgjidhjen ukrainase në SHBA, as ndërkaq ka pasur bisedime për një takim të tillë.
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Stiven Uitkof dje deklaroi se pjesëmarrësit në takimin në Abu Dabi u dakorduan të raportojnë për rezultatet në kryeqytetet e tyre në mënyrë që dialogu të mund të vazhdojë në javët në vijim.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dje kumtoi se takimet e ardhshme të ekipeve negociuese të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë janë planifikuar në të ardhmen e afërt dhe me siguri do të mbahen në SHBA.
Bisedimet e mbyllura të grupit të punës, në të cilat morën pjesë përfaqësues të Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, u mbajtën dje dhe pardje në Abu Dabi.
Para asaj, më 23 dhe 24 janar, në Abu Dabi u mbajt raundi i parë i negociatave, në të cilat të tre palët biseduan për çështjet e tjera të planit paqësor të propozuar nga Uashingtoni, transmetojnë mediumet ruse. ab/
Fotо: МIА arkivi