• сабота, 22 февруари 2025

Peskov: Rusia dhe SHBA-ja nuk kanë nisur bisedime për takimin Putin-Tramp

Peskov: Rusia dhe SHBA-ja nuk kanë nisur bisedime për takimin Putin-Tramp

Moskë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Autoritetet ruse dhe amerikane ende nuk kanë filluar bisedime për një takim të mundshëm mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Tramp, deklaroi për Si-En-En zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriij Peskov.

Peskov tha se të dy liderët nuk kanë komunikuar ende, kështu që ende nuk diskutohet nëse nevojitet një takim i tillë dhe, nëse po, ku dhe si duhet të mbahet.

Tramp dhe Putin tashmë kanë shprehur dëshirën për t'u takuar personalisht. Nëse një takim i tillë ndodh vërtet, agjenda pritet të fokusohet në qëllimin e deklaruar të presidentit amerikan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан