Peskov: Putini është i gatshëm për kontakt me Trampin, Moska pret sinjale
- Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për kontakt me presidentin amerikan, Donald Tramp, Moska është në pritje të sinjaleve dhe do ta informojë në kohë opinionin për bisedën e mundshme, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Moskë, 24 janar 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për kontakt me presidentin amerikan, Donald Tramp, Moska është në pritje të sinjaleve dhe do ta informojë në kohë opinionin për bisedën e mundshme, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
“Putini është i gati, ne presim sinjale, të gjithë janë gati”, tha Peskov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse gjatë fundjavës pret kontakte mes presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së, duke shtuar se është “e vështirë të parashikohet” çfarë do të ndodhë.
Peskov, gjithashtu, tha se konflikti në Ukrainë buron nga kërcënimi për sigurinë kombëtare ruse dhe refuzimi i plotë i Perëndimit për të dëgjuar shqetësimet e palës ruse për kërcënimet ndaj rusëve që jetojnë në territoret që kanë shpallur në mënyrë të njëanshme shkëputje nga Ukraina. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s