• сабота, 22 февруари 2025

Peskov: Putini dhe Trampi pajtohen se është e mundur një zgjidhje e qetë për Ukrainën

Peskov: Putini dhe Trampi pajtohen se është e mundur një zgjidhje e qetë për Ukrainën

Moskë, 13 shkurt 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot tha se presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp, "u pajtuan që konflikti në Ukrainë të zgjidhet në mënyrë paqësore".

"Ekziston pajtimi se kjo zgjidhje është e mundshme përmes bisedave paqësore, por duhet t'i presim rezultatet e punës së përbashkët", tha Peskov.

Ai tha se Kremlini është "impresionuar" nga qëndrimi i Trampit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, për dallim nga pozitat e administratës paraprake amerikane.

Putini dhe Trampi dje patën një bisedë telefonike e cila ka zgjatur pothuajse një orë e gjysmë, me ç'rast u kthyen në një numër të madh temash të rëndësishme siç janë shkëmbimi i qytetarëve amerikanë dhe rusë, zgjidhja e situatës në Ukrainë dhe sfida tjera ndërkombëtare. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан