• сабота, 22 февруари 2025

Pesë persona janë qëlluar me armë në një qendër edukative për të rritur në Suedi

Pesë persona janë qëlluar me armë në një qendër edukative për të rritur në Suedi

Stokholm, 4 shkurt 2025 (MIA) - Policia suedeze sot njoftoi se pesë persona janë qëlluar në një qendër edukative për të rritur në qytetin suedez Erebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, raportuan agjencitë botërore.

Autoritetet njoftuan se rreziku nuk ka kaluar dhe i bënë thirrje opinionit të mos i afrohen objektit.

"Raportet për dhunën në Erebro janë shumë serioze. Policia është në vendin ku ndodhën të shtënat dhe operacioni është në vazhdim. Qeveria është në kontakt të afërt me policinë dhe me kujdes ndjek situatën", deklaroi ministri suedez i Drejtësisë Gunar Shtromer për agjencinë gazetareske suedeze. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан