Pentagoni do të sistemojë 1.500 ushtarë shtesë në kufirin me Meksikën
- Armata amerikane do të dërgojë edhe 1.500 ushtarë në kufirin me Meksikën, kumtoi Shtëpia e Bardhë dy ditë pasi presidenti Donald Tramp e ka nënshkruar dekretin për migrim.

Uashington, 23 janar 2025 (MIA) - Armata amerikane do të dërgojë edhe 1.500 ushtarë në kufirin me Meksikën, kumtoi Shtëpia e Bardhë dy ditë pasi presidenti Donald Tramp e ka nënshkruar dekretin për migrim.
Trupat shtesë përfshijnë 500 marinsa, si dhe ekipazhe të helikopterëve të armatës dhe analitikë të intelegjencës. Ata do t'u bashkangjiten 2.200 personave aktivë ushtarakë dhe mijërave ushtarëve të Gardës kombëtare, të cilët ishin në kufi para inaugurimit të Trampit.
Tramp gjatë mandatit të parë dha urdhër për sistemimin e 5.200 ushtarëve për sigurimin e kufirit me Meksikën. Presidenti i paradokohshëm Xho Bajden, po ashtu, dërgoi ushtarë në kufi. bsh/
Foto: MIA arkiv