Pelegrini: Koalicioni qeveritar as nuk shqyrton dhe as nuk përgatit daljen e Sllovakisë nga BE-ja dhe NATO-ja
- Koalicioni qeveritar as nuk mendon dhe as nuk përgatit daljen e Sllovakisë nga BE-ja dhe NATO-ja, publikoi sot presidenti i vendit, Peter Pelegrini, cituar nga agjencia gazetareske sllovake.

Bratisllavë, 4 shkurt 2025 (MIA) - Koalicioni qeveritar as nuk mendon dhe as nuk përgatit daljen e Sllovakisë nga BE-ja dhe NATO-ja, publikoi sot presidenti i vendit, Peter Pelegrini, cituar nga agjencia gazetareske sllovake.
Pelegrini ka folur pas takimit me liderët e partive politike nga shumica qeveritare, si dhe me liderin e koalicionit kryesor opozitar.
Presidenti theksoi se brenga e njerëzve të cilët protestojnë në vend se Sllovakia mund t'i braktisë BE-në dhe NATO-n është e pabazë.
"Nga ky takim i përbashkët u bë e qartë se askush, as nga partitë e koalicionit, as lideri i opozitës, nuk ka interesim Sllovakia ta braktisë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Askush nuk planifikon braktisje të tillë, askush nuk e organizon dhe askush madje nuk e parashikon të ardhmen e Sllovakisë jashtë këtyre dy organizatave", tha Pelegrini.
Sipas tij, megjithatë të gjithë i njohin sfidat dhe problemet me të cilat duhet të përballen BE-ja dhe NATO-ja në të ardhmen.
"Jetojmë në kohë turbulente. Ndodhin ndryshime gjeopolitike, ndërsa sistemet politike por ndryshohen", theksoi Pelegrini.
Ai tha se tryezën e sotme të rrumbullakët e ka thirrur kryesisht me kërkesë të partive politike opozitare, të cilat shprehën brengë për ngjarjet në politikën e jashtme të Sllovakisë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s