Partitë opozitare sllovake do të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Fico
- Partitë opozitare sllovake do të kërkojnë votim të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Robet Fico, deklaroi lideri i partisë më të madhe opozitare sllovake "Sllovakia Progresive", Miçel Simeçka, i cituar nga mediat britanike.
Bratisllavë, 14 janar 2025 (MIA) - Partitë opozitare sllovake do të kërkojnë votim të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Robet Fico, deklaroi lideri i partisë më të madhe opozitare sllovake "Sllovakia Progresive", Miçel Simeçka, i cituar nga mediat britanike.
Kërkesa për mocion parashtrohet pasi që kryeministri Fico muajin e kaluar udhëtoi në Moskë në takim me presidentin rus Vladimir Putin.
"Robert Fico e harron Sllovakinë. Në vend që të jetë në vendin e tij dhe të punojë në zgjidhjen e problemeve, ai udhëton nëpër botë dhe u nënshtrohet diktatorëve", tha Simeçka në konferencë për shtyp. mb/
Foto: EPA