• сабота, 22 февруари 2025

Partia e kryeministrit Modi pret fitore në zgjedhjet në Nju-Delhi

Partia e kryeministrit Modi pret fitore në zgjedhjet në Nju-Delhi

Nju-Delhi, 5 shkurt 2025 (MIA) - Sipas rezultateve nga anketat parazgjedhore televizive të cilat u publikuan sot, partia e kryeministrit indian, narendra Modi, Bharatia Xhanata Partia (BJP), pritet të fitojë në zgjedhjet në kryeqytetin Nju-Delhi, pas rezultatit të keq të papritur të zgjedhjeve të përgjithshme vitin e kalaur.

Rezultatet nga anketat tregojnë se partia e Modit, e cila është nacionaliste hinduiste, do të fitojë mbështetje të shumicës absolute në Kuvendin e Nju-Delhit prej 70 anëtarë, duke e fituar partinë Aam Admi Partia (AAP) e Arvind Kexhrivall, kritik i ashpër i Modit.

Anketat parazgjedhore, të cilat i zbatojnë agjencitë private, mund të jenë të pabesueshme në Indi, për shkak të popullatës shumë të llojllojshme votuese. AAP, e cila doli nga lëvizja për luftë kundër korrupsionit në vitin 2012, arriti suksesin e vet të parë zgjehdor në Nju-Delhi dhe e udhëhoqi qytetin në dy mandate të njëpasnjëshme prej vitit 2015.

Kerxhival (55), luftëtar kundër korrupsionit i cili u bë politikan, ishte arrestuar pas akuzave për korrupsion disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme vitin e kaluar, për çka pohohet se është hakmarrje politike nga ana e qeverisë së Modit. BJP i hodhi poshtë akuzat, ndërsa Karxhival ishte liruar me kaucion.

Modi e humbi shumicën absolute në parlamentin nacional vitin e kaluar, por u kthye në funksionin e kryeminsitrit në mandatin e tretë falë mbështetjes nga partitë rajonale. ab/

foto: arkivi

Остани поврзан