Para Parlamentit serb numër i madh i automjeteve policore, u bllokua autostrada Novi Sad-Beograd
- Para Kuvendit të Serbisë ka prani të përforcuar të policisë dhe sipas mediumeve beogradase, janë parkuar dhjetëra automjete patrulluese dhe një furgon i policisë.

Beograd, 24 janar 2025 (MIA) - Para Kuvendit të Serbisë ka prani të përforcuar të policisë dhe sipas mediumeve beogradase, janë parkuar dhjetëra automjete patrulluese dhe një furgon i policisë.
Policë janë sistemuar para hyrjes zyrtare të Kuvendit.
Numër i madh i shitoreve në Beograd janë mbyllur, njoftuan mediumet beogradase.
Deputetët dhe këshilltarët nga Novi Sadi e kanë bllokuar autostradën Novi Sad-Beograd, publikoi nënrkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiq.
"Të respektuar nxënës, arsimtarë, prindër dhe të gjithë qytetarët e Novi Sadit dhe Serbisë, së bashku, me solidaritet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të studentëve, e bllokuam autostradën Novi Sad-Beograd", thuhet në publikimin e Tepiqit në rrjetin social "X".
Në Serbi sot fillon greva e përgjithshme ose "mosdëgjueshmëria e përgjithshme qytetare", në të cilën qytetarët i kanë ftuar studentët që organizojnë bllokadë.
"Nuk shkojmë në punë, nuk shkojmë në ligjerata, nuk i kryejmë obligimet e përditshme. E ndërmarrim lirinë në duart tona. Pjesëmarrja e juaj e bën dallimin", kanë shkruar studentët në Instagram.
Përkrahje për këtë aksion paralajmëruan kompani të shumta, shoqata dhe parti politike. bsh/
Foto: EPA