• вторник, 30 декември 2025

Papa Leo i 14-të bëri thirrje për lutje për Ukrainën dhe Gazën dhe ruajtje të vlerave të krishtera

Papa Leo i 14-të bëri thirrje për lutje për Ukrainën dhe Gazën dhe ruajtje të vlerave të krishtera

Romë, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Papa Leo i 14-të sot nga dritarja në Pallatin apostolik në Vatikan u bëri thirrje besimtarëve të cilët ishin tubuar në sheshin e "Shën Pjetrit" të luten për njerëzit të cilët janë goditur nga dhuna e luftës.

Në fjalimin e tij, Ati i shenjtë theksin e vuri në konfliktin në Ukrainë dhe armëpushimin e brishtë në Gazë.

"Lutemi për familjet në luftë, për fëmijët, të moshuarit dhe më të prekshmit. Fatkeqësisht, bota ka gjithmonë mitet e saj të suksesit me çdo kusht. Mite të pushtetit të paskrupullt, çmimi i të cilit është vetmia, dëshpërimi, përçarja dhe konflikti. Le të mos lejojmë që këto iluzione të shuajnë flakën e dashurisë në familjet e krishtera. Le t'i çmojmë vlerat e Ungjillit - lutja, marrja e shpeshtë e sakramenteve, dialogu i sinqertë dhe besnikëria, tha Papa Leo i 14-të. ab/ 

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан