Panel diskutim: "Nga incidente deri në rreziqe sistemike: Ndikimet e jashtme si test për rezistencën mediatike"
- Në Shkup sot do të mbahet një panel diskutimi: "Nga incidentet deri te rreziqet sistemike: Ndikimet e jashtme si provë e qëndrueshmërisë mediatike" në të cilin do të prezantohet dokumenti i politikave publike "Ekosistemi mediatik dhe ndërhyrja nga jashtë dhe manipulimi me informacione".
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet një panel diskutimi: "Nga incidentet deri te rreziqet sistemike: Ndikimet e jashtme si provë e qëndrueshmërisë mediatike" në të cilin do të prezantohet dokumenti i politikave publike "Ekosistemi mediatik dhe ndërhyrja nga jashtë dhe manipulimi me informacione".
Autorët Marina Tuneva dhe Dragan Sekullovski do të prezantojnë pikat kryesore dhe rekomandimet nga dokumenti i politikave publike.
Përfaqësuesit e medias do të mbajnë prezantime dhe do të ndajnë përvoja me sulmet onlajn mbi kanalet e komunikimit të redaksive.
Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski, si dhe shefja e Sektorit të Sigurisë Kibernetike në Ministrinë e Transformimit Digjital, Tanja Millanovska Najdovski, do të japin pikëpamjet e tyre se si këto sfida trajtohen (do të trajtohen) nga grupi i ri i ligjeve evropiane për median, siç janë Akti evropian për lirinë e medias (EMFA), Akti për Shërbimet Digjitale (DSA), Akti evropian për sigurinë kibernetike, (EU Cyber security Act) etj. mb/
Foto: MIA