• петок, 21 февруари 2025

Pandovski: Me 40 pikë, dy më pak se vitin e kaluar shënojmë rënie prej 12 vende në Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2024

Pandovski: Me 40 pikë, dy më pak se vitin e kaluar shënojmë rënie prej 12 vende në Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2024

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Në raportin e Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2024 kemi 40 pikë që është për dy më pak se vitin e kaluar dhe kemi shënuar rënie prej 12 vende, duke marrë vendin e 88-të në tabelë. Një numër i madh i skandaleve që kanë tronditur Maqedoninë, veçanërisht në gjyqësor, numri i madh i rasteve të pazgjidhura të korrupsionit të lartë, numri i madh i proceseve jodemokratike dhe mungesa e transparencës së institucioneve të caktuara, kanë ndikuar në këtë", ka thënë kryetari i Transparensi interneshënëll, Bllagoja Pandovski.

Edhe sivjet, theksoi Pandovski, IPK tregon se vendi është shumë nën minimumin prej 50 pikë, që është kufiri më i ulët nën të cilin nuk mund të thuhet se një vend ka aktivitete të kënaqshme që synojnë të shkatërrojnë korrupsionin.

“Këto rezultate negative janë pasojë e numrit të madh të skandaleve që ndodhën vitin e kaluar, veçanërisht në sferën e gjyqësorit, Këshillit gjyqësor dhe Akademisë së gjyqtarëve dhe Prokurorëve publik. Mosndëshkimi i korrupsionit të lartë lidhur me personat në poste publike, indikacionet për ndikim politik në gjyqësor, kontrolli i dobët i Këshillit gjyqësor mbi gjyqtarët dhe 40 rekomandimet e Misionit të vlerësimit të BE-së, shkelja e ligjit me përzgjedhjen e kandidatëve për Akademinë e gjyqtarëve dhe Prokurorëve publik gjatë kohës së zgjedhjeve, janë vetëm disa nga problemet që tronditën gjyqësorin. Vitin e kaluar kemi pasur edhe një rast të dëshmuar të korrupsionit të një gjyqtari suprem, shkarkimin e një gjyqtari nga Gjykata e Kavadarit i cili ishte dëgjuar 97 herë me një të akuzuar që e gjykonte dhe disa raste të tjera në të cilat qytetarët nuk kanë besim", ka thënë Pandovski.

Situatë identike, vazhdoi Pandovski është edhe në Prokurori e cila nuk është e azhurnuar në ndjekjen e korrupsionit në nivele të larta dhe nuk i procedon iniciativat e marra nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

"Hapi i parë në rrugën e gjatë në luftën kundër korrupsionit është ndëshkimi dhe parandalimi i përgjithshëm i tij. Derisa të arrihet kjo, nuk mund të presim rezultate pozitive në Indeksin e perceptimit të korrupsionit", ka thënë Pandovski.

Nëse bëjmë një krahasim mes vendeve të rajonit do të shohim se vetëm tre vende kanë shënuar rritje këtë vit – Sllovenia, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Maqedonia e Veriut së bashku me Bullgarinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi kanë shënuar rënie në pikë dhe në renditje.

Nga vendet e rajonit, më mirë e ranguar është Greqia, e cila gjithashtu stagnon në pozitën e 59-të me 49 pikë të indeksit. Më keq e ranguar është Bosnja e Hercegovina, e cila shënon rënie prej 2 pikëve dhe është në pozitën e 114-të me 33 pikë të indeksit.

Kërcim më të madh, prej pesë pikëve, nga vendet e rajonit ka Shqipëria dhe është në pozitën e 80-të me 42 pikë të indeksit. Rritje ka edhe Kosova prej 3 pikëve dhe është në pozitën e 73-të me 44 pikë të indeksit.

Serbia ka rënie për një pikë dhe është në pozitën e 105-të me 35 pikë të indeksit, njejtë si edhe Kroacia e cila ka rënie prej 3 pikëve dhe është në pozitën e 63-të me 47 pikë të Bullgarisë, e cila shënon rënie prej 2 pikëve, dhe është në pozitën e 76-të me 43 pikë të indeksit. Mali i Zi stagnon dhe është në vendin e 65-të me 46 pikë të indeksit.

Me 40 pikë të indeksit, që është për tre nën mesataren nga 43, vendi e ndan pozitën e 88-të me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin.

Më lart e ranguar edhe këtë vit mbetet Danimarka me 90 pikë të indeksit, pas çka pasojnë Finlanda me 88 dhe Singapori me 84 pikë. Në vend të fundit është Sudani me 8 pikë të indeksit, përderisa para tij janë Somalia me 9 dhe Venezuela me 10 pikë të indeksit.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit (IPK) për vitin 2024 tregon se korrupsioni është problem i rrezikshëm në çdo pjesë të botës, por ndryshimet për më mirë ndodhin në shumë vende.

Përderisa 32 vende dukshëm e pakësuan nivelin e korrupsionit prej vitit 2012, ka ende shumë punë që duhet të prëfundohet - 148 vende mbeten në pozitën e njëjtë apo shënojnë përkeqësim në periudhën e njejtë. Mesatarja globale prej 43, gjithashtu, qëndron në vend me vite, përderisa mbi dy të tretat e vendeve kanë rezultat nën 50. Miliarda njerëz jetojnë në vende ku korrupsioni shkatërron jetë dhe i minon të drejtat e njeriut.

Hulumtimi gjithashtu zbulon se korrupsioni është kërcënim kryesor për aktivitetet klimatike. Kjo e pengon përparimin në uljen e emetimeve dhe adaptimin e efekteve të paevitueshme nga ngrohja globale.

IPK rangon 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas nivelit të tyre të zakonshëm të korrupsionit në sektorin publik. Rezultatet janë dhënë në shkallë prej 0 (shumë të korruptuara) deri 100 (shumë të pastra).

Foto: MIA

 

Тагови

Остани поврзан