• сабота, 22 февруари 2025

Panamaja thotë se nuk do të ketë negociata me SHBA-në për kanalin

Panamaja thotë se nuk do të ketë negociata me SHBA-në për kanalin

Panama Siti, 30 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Panamasë, Hoze Raul Mulino sot hodhi poshtë mundësinë e negociatave me SHBA-në për Kanalin e Panamasë, ndërsa përgatitet të jetë mysafir te sekretari shtetëror i  Donald Trampit, Marko Rubio.

Mulino tha se hapja e negociatave për pronësinë e kanalit "është e pamundur".

“Unë nuk mund të negocioj, aq më pak të hap një proces negociatash për kanalin. Ajo (çështje) është e vulosur. Kanali është i Panamasë", tha ai në konferencën e tij javore për shtyp.

Panamaja, një mik i vjetër i SHBA-së, u ankua në OKB për kërcënimin e Trampit.

Megjithatë, Mulino tha se ka çështje të përbashkëta si migrimi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, të cilat me kënaqësi do t'i diskutonte me Rubion kur do ta vizitojë në ditët në vijim. ls/

 

Остани поврзан