• понеделник, 16 март 2026

Pa rrymë disa rrugë në Shkup

Pa rrymë disa rrugë në Shkup

Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Pa energji elektrike sot nga ora 9 deri në orën 12 do të mbeten shfrytëzuesit në bulevardin "Aradhat Partizane" nr. 70B – QT Aluminka, pastaj rrugët 30, 36 dhe 38 në lagjen Trubarevë dhe rruga “8”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “12” në fshatin Sonje e Poshtme.

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim të Krizave e Qytetit të Shkupit njoftuan se në periudhën nga ora 7 deri në orën 16 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës "Miroslav Krlezha", të vendosur pas ambasadës greke, si dhe objektet banesore dhe lokalet në bulevardin "Aradhat Partizane" nr.19 deri nr. 23 nga ora 8:30 deri në 13:40, shfrytëzuesit e rrugës "Justinijani i Parë" e vendosur në segmentin nga marketi Vajota drejt fshatit Studeniçan dhe gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në 15:30, një pjesë e përdoruesve të rrugës "Gjeneva" në komunën e Karposhit. qa/

 

Остани поврзан