• понеделник, 16 март 2026
MPB Buletini

Shkup, 15 mars 

Më 14/15.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.I. (20), V.N. (26), një të mitur 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe A.R. (27) nga Shtipi, për shkak se tek ata ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një substancë pluhurore e bardhë, si dhe një substancë e ngurtë dhe një në formë pluhuri. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër I.M. (50) nga Kriva Pallanka për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 21.02.2026, në një banesë në Kriva Pallankë, i denoncoi ka tentuar ta sulmojë fizikisht partneren e tij jashtëmartesore dhe i ka bërë kërcënime me një send të mprehtë, me ç’rast ajo gjatë vetëmbrojtjes është lënduar.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër B.A. (45) nga një fshat i Gostivarit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 14.02.2026 në Gostivar, i denoncuari i ka bërë kërcënime ish-bashkëshortes së tij 38-vjeçare.

Më 14.03.2026 në Bogdanc, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria E.U. (31) nga fsh. Gjopçeli, komuna e Dojranit. Ai, rreth orës 21:50, në Bogdanc, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin detyra zyrtare, ndërsa në një moment edhe i ka sulmuar fizikisht. Nga masat e ndërmarra u konstatua se personi ishte ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1.39 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe për ngjarjen u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit, pas çka ndaj E.U. do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më datë 14.03.2026, në orën 11:45, në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, realizuan bastisje në punëtorinë automobilistike të B.I. (35) nga Tetova. Gjatë bastisjes janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga vepra penale. B.I. (35) nga Tetova, D.A. (27) nga fsh. Reçicë e Vogël dhe S.R. (30) nga fsh. Pallçishtë e Poshtme janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës. Paraprakisht, në SPB Tetovë ishte denoncuar se natën ndërmjet 12/13.03.2026 në Tetovë ishte djegur një automjet motorik udhëtarësh “Folksvagen Tuareg”.

Më datë 14.03.2026, në orën 15:55, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të I.B. (43) nga Tetova. Gjatë bastisjes janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga vepra penale. I.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës. Paraprakisht në SPB Tetovë ishte denoncuar se në Qendrën e Urgjencës në Tetovë është pranuar një pacient me plagë nga shpimi me një mjet të mprehtë.

Më datë 14.03.2026, në orën 08:25, në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria Q.F. (53) nga Gostivari, për shkak se iu gjet dhe iu sekuestrua kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më datë 15.03.2026, në orën 03:48, në Stacionin Policor Strumicë u njoftua se në rrugën rajonale 1105, para Pikës së Kalimit Kufitar “Dojran”, një automjet i tipit “Fiat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.A. (55) nga Dojrani i Ri, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, ndërsa lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gjevgjeli. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli.

Më datë 14.03.2026, në orën 20:15, në SPB Shtip, V.H. (42) nga Shtipi denoncoi se më 11.03.2026, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, personi S.P. nga Shtipi i ka bërë kërcënime me armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 14.03.2026 në orën 23:00 në SPB Shkup, I.T. (37) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 19:00 në zonën e Qendrës, në garazhin nëntokësor të një ndërtese, ai dhe bashkëshortja e tij janë ndaluar nga katër persona, prej të cilëve njëri ka qenë i armatosur me armë zjarri, ndërsa tre prej tyre e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 15.03.2026, në orën 01:00, në SPB Shkup, I.B. (42) nga Shkupi denoncoi se më 14.03.2026, rreth orës 23:00, në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 15.03.2026 në orën 00:45 në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e komunës së Aerodromit, M.B. (22) nga Manastiri, B.Q. (23) nga Strumica dhe B.S. (20) nga Shkupi ishin sulmuar fizikisht nga një grup të miturish, të cilët gjithashtu i kanë goditur edhe me vezë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 15.03.2026, në orën 02:42, në SPB Shkup, R.S. (56) nga Shkupi denoncoi se më 14.03.2026, para një objekti hotelier në zonën e Çairit, djali i tij 16-vjeçar është sulmuar me një send të mprehtë dhe të fortë nga një i mitur tjetër të cilin e ka njohur dhe i ka shkaktuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 14.03.2026, rreth orës 20:00, në SPB Shkup u denoncua se në fsh. Creshevë të Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet I.C. (35), A.C. (40) dhe B.C. (71), të gjithë nga Shkupi, ndërsa ishin përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më datë 14.03.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, B.V. (38) denoncoi se në zonën e Kisella Vodës ishte sulmuar fizikisht me një send të fortë nga fqinji i tij E.N. (50), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më datë 14.03.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, B.S. (46)  denoncoi se në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një keqkuptimi të mëparshëm në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga E.T. (38), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Ministria e Punëve të Brendshme

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: MIA arkiv

 

Остани поврзан