Në Universitetin e Tetovës u ndanë certifikatat për nxënësit që morën pjesë në garat e Spelling Bee 2026
- - Në Universitetin e Tetovës u zhvillua ceremonia përmbyllëse e garave rajonale Spelling Bee 2026, aktivitet ky që mblodhi nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga Dibra, Kërçova, Gostivari, Kumanova dhe Tetova, që ka për qëllim promovimin e gjuhës angleze dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Këndin Amerikan – Tetovë, Ambasadën e SHBA-ve dhe Komunën e Tetovës. Në këtë ngjarje përmbyllëse u ndanë shpërblimet dhe certifikatat për nxënësit të cilët morën pjesë, si dhe mirënjohjet për mentorët e tyre, të cilët i ndihmuan që ta përfundojnë me sukses këtë garë. Nxënësit treguan njohuri të thelluara në drejtshkrimin e gjuhës angleze, si dhe aftësi të shkëlqyera në përballjen me sfidat e konkurrencës.
Веста е достапна само за претплатниците на веб-сервисот на МИА.
Логирајте се или контактирајте го секторот за маркетинг за повеќе информации.