• недела, 15 март 2026

Aliu nga Koçani: Vazhdon mbikëqyrja e gjendjes shëndetësore të të lënduarve, kënaqësi është t'i shohim edhe si sportistë

Aliu nga Koçani: Vazhdon mbikëqyrja e gjendjes shëndetësore të të lënduarve, kënaqësi është t'i shohim edhe si sportistë

Koçani, 15 mars 2016 (MIA) - Të lënduarit në zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan sot luajtën basketboll, e me këtë rast në hapjen e ndeshjes mori pjesë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm në Koçan, Katerina Paniq - Mirçovska. Ministri i Shëndetësisë, Aliu theksoi se në kuadër të shënimit të përvjetorit nga tragjedia në Koçan, Qevera organizoi disa ngjarje, mes të cilave edhe ndeshje në basketboll mes të rinjve të lënduar, të cilët janë mjekuar në vend dhe vendet e huaja. Ai potencoi se ndeshja sportive del nga të rinjtë, ndërsa është përkrahur nga drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm në Koçan dhe Komuna.

Për herë të parë, kemi një ngjarje sportive ku do të jenë qytetarët tanë pas periudhës traumatike. Është kënaqësi t'i shohim ata në këtë ngjarje sot dhe duhet të pranoj se është një nga aktivitetet më të mira që kemi këto ditë, sepse tani i shohim edhe si sportistë", thotë Aliu.

Ai shtoi se Qeveria dhe institucionet shtetërore duhet të ndihmojnë dhe të investojnë në shërimin e të rinjve të lënduar nga zjarri në diskotekën "Puls". Aliu thotë se shteti është i vetëdijshëm për nevojat e të rinjve të lënduar.

I pyetur nëse edhe këtë verë të lënduarit do të kenë rehabilitim në vendpushimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në malin Ponikva, Aliu u përgjigj se vendimi do të varet nga mjekët, ekspertët që ndjekin rehabilitimin e të lënduarve.

"Ne, si Ministri e Shëndetësisë, patjetër do t'i mbështesim dhe do të jemi pjesë e shërbimeve profesionale që ata ofrojnë", tha Aliu.

I pyetur për rezultatet e rievaluimit të gjendjes shëndetësore të të lënduarve, Aliu tha se kur të përfundojë, Qeveria dhe Ministria do të duhet të ndërmarrin hapa, e disa nga të lënduarit do të shkojnë në Qendra të huaja klinike për shërbime shëndetësore, të cilat nuk janë në spitalet tona.

"Për të tjerët që do të jenë pjesë e sistemit tonë shëndetësor, tërë Protokolli është bërë dhe ata do të kujdesen këtu me ne. E dini, pamja shëndetësore e të lënduarve po vlerësohet për herë të dytë, ne do të vazhdojmë më tej, e me qëllim krijimin e teknologjive të reja dhe më bashkëkohore dhe qasje për ata qytetarë", thotë Aliu.

Drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm në Koçan, Katerina Paniq-Mirçovska, theksoi se në ndeshjen e sotme të basketbollit, të rinjtë e lënduar tregojnë se çfarë kanë arritur gjatë rehabilitimit të tyre, ndërsa basketbolli është sport ekipor dhe ata punojnë dhe bashkëpunojnë si ekip. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан