Filloi aksioni për pastrimin e shtratit të lumit Vardar, informoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski
- Qyteti i Shkupit filloi aksion të gjerë dhe të koordinuar për pastrimin e plotë të shtratit të lumit Vardar, informoi kryetari i qytetit Orce Gjorgjievski përmes publikimit në rrjetet sociale. Sipas tij, bëhet fjalë për aktivitet, i cili ka qenë i domosdoshëm me vite dhe i cili ka për qëllim ta përmirësojë pamjen e lumit Vardar.
Shkup, 15 mars 2026 (MIA) - Qyteti i Shkupit filloi aksion të gjerë dhe të koordinuar për pastrimin e plotë të shtratit të lumit Vardar, informoi kryetari i qytetit Orce Gjorgjievski përmes publikimit në rrjetet sociale. Sipas tij, bëhet fjalë për aktivitet, i cili ka qenë i domosdoshëm me vite dhe i cili ka për qëllim ta përmirësojë pamjen e lumit Vardar.
Aksioni përfshin pastrimin e shtratit të lumit përgjatë gjithë rrjedhës së lumit në qytet, me ndërmarrjet publike që punojnë me mekanizim dhe largojnë mbeturinat, dheun dhe plastikën. Paralelisht, po rregullohen shtigje për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë bregut.
Në mesazh për opinionin, Gjorgjievski shtoi se ekipi vazhdon "edhe më fuqishëm" dhe se aktivitetet janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për një Shkup më të rregullt dhe më të pastër. bsh/
Foto: Printskrin