Debat publik në Kuvend për ligjin e propozuar për Këshillin e prokurorëve publik
- Debat publik për propozim-ligjin për Këshillin e prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet sot në Kuvend, në organizim të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, i cili në seancën e 27 marsit e miratoi propozimin në lexim të parë. Ligjin e propozon Ministria e Drejtësisë, ndërsa Qeveria në seancën në shkurt e konfirmoi tekstin e propozuar të ligjit, me të cilin duhet të përforcohet pavarësia, llogaridhënia dhe transparenca e sistemit të prokurorisë publike.
Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Debat publik për propozim-ligjin për Këshillin e prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet sot në Kuvend, në organizim të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, i cili në seancën e 27 marsit e miratoi propozimin në lexim të parë. Ligjin e propozon Ministria e Drejtësisë, ndërsa Qeveria në seancën në shkurt e konfirmoi tekstin e propozuar të ligjit, me të cilin duhet të përforcohet pavarësia, llogaridhënia dhe transparenca e sistemit të prokurorisë publike.
Ndryshime kyçe në propozim-ligj, siç theksoi Ministria e Drejtësisë janë: procedura e detajuar për shkarkimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Këshillit, e cila iniciohet në bazë të një kërkese të arsyetuar nga të paktën katër anëtarë të Këshillit: një rol i forcuar i Këshillit në procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe mundësinë për dorëzimin e nismës për shkarkim në Kuvend.
Gjithashtu, ligji duhet të mundësojë transparencë të shtuar në punën e Këshillit, përmes publikimit të procedurës disiplinore të shkallës së dytë, me përjashtime të konfirmuara qartë për mbrojtjen e të dhënave personale, reputacionin e palëve dhe interesa të tjera legjitime; futjen e kritereve të sakta dhe të qarta për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, të cilat garantojnë ekspertizë, përvojë dhe integritet, duke ndjekur shembullin e Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, dhe një procedurë të detajuar për shkarkimin e një anëtari të Këshillit, me afate të sakta dhe kritere të qarta.
Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënes ndërmjet bashkësive e shqyrton dhe pranon në lexim të parë propozim-ligjin për Këshillin e prokurorëve publik në seancën e 27 marsit, kur ministri i Drejtësisë Igor Filkov tha se ai paraqet "një nga shtyllat kyçe në reformën e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të së drejtës", duke vënë në dukje se ligji mori edhe një opinion pozitiv nga Komisioni i Venecias me disa rekomandime, të cilat janë përfshirë në propozim.
"Ky ligj është pjesë e pakos më të gjerë të reformave dhe synon të përgjigjet në dobësitë e konfirmuara në funksionimin e Prokurorisë Publike dhe strukturat e tij drejtuese, si dhe të sigurojë harmonizim me standardet dhe rekomandimet evropiane. Propozim-ligji për Këshillin e prokurorëve publik së bashku me propozim-ligjin për Prokurorinë Publike u dorëzuan për mendim në Komisionin e Venecias i cili miratoi një mendim pozitiv me disa rekomandime. Të gjitha rekomandimet janë futur në propozim-ligj", theksoi Filkov në seancën e Komisionit, duke shtuar se miratimi i ligjit do të thotë përmbushje e një hapi nga agjenda reformuese në fushën e sundimit të ligjit. sa/
Foto: MIA arkivi