• понеделник, 06 април 2026

Protestë e studentëve për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Protestë e studentëve për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Duke filluar nga ora 12:30 e ditës së sotme, në Shkup do të mbahet marsh protestues si shprehje pakënaqësie për shkak të moszbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Provimin e Jurisprudencës të Shkallës së Parë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata thonë se protesta do të fillojë nga sheshi "Kryengritja e Karposhit", përtej Urës së Gurit dhe do të përfundojë para Ministrisë së Drejtësisë. Do të ketë regjim të veçantë trafiku përgjatë kësaj rruge.

"Nesër (06.04.2026), duke filluar nga ora 12:30, një grup qytetarësh do të organizojnë një marshim proteste si shprehje pakënaqësie për shkak të moszbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Provimin e Jurisprudencës të Shkallës së Parë me një rrugë nga përpara sheshit "Kryengritja e Karposhi", rr. "11-t Marsi" përtej Urës së Gurit, duke vazhduar përgjatë rr. "Nikolla Vapcarov" dhe duke përfunduar në rr. "Dimitrije Çupovski" përpara Ministrisë së Drejtësisë, trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth. SPB Shkup - Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për  regjim të veçantë trafiku", njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje u bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë "të mos lejojnë veten të jenë mjet në duart e një partie politike, e cila ende jeton në kujtime, gjegjësisht në shekullin e kaluar".

Kandidatët që duhet të japin provimin, ai porositi se do të gjendet zgjidhje e përshtatshme edhe për këtë çështje.

"Fatkeqësisht, kjo protestë mbështetet fuqishëm nga një parti politike opozitare e cila më shumë se 20 vite nuk ka arritur ta zgjidhë këtë çështje dhe tani është hipokrizi të komunikosh me publikun në këtë mënyrë", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencë shtypi kushtuar masave të reja për uljen e çmimeve të karburanteve.

Ai theksoi se qeveria e mëparshme miratoi Ligjin për gjuhët që siç tha "u kontestua para Gjykatës Kushtetuese dhe pikërisht pjesa që ka të bëjë me gjyqësorin".

Pas paralajmërimit për marsh protestues nesër para Ministrisë së Drejtësisë me të cilin siç u paralajmërua, pjesëmarrësit do të shprehin pakënaqësi për moszbatimin e Ligjit për përdorimin e g

"E dini se për atë ligj kemi një mendim negativ nga Komisioni i Venecias i cili thotë se duhet të braktiset dygjuhësia në jurisprudencë, sepse ka sfida që më së shpeshti lidhen me sundimin e ligjit. Duke marrë parasysh të gjitha këto, ne si Qeveri kemi formuar grup ekspertësh të cilët po punojnë për zgjidhje që do të jetë edhe kushtetuese, por edhe konform me standardet ndërkombëtare. Ashtuqë unë i siguroj studentët, se siç është gjetur zgjidhje për shumë sfida dhe për shumë dështime nga e kaluara edhe për këtë do të gjendet zgjidhje e përshtatshme. Mendoj se ata tashmë e dinë këtë dhe apeli im është që të mos lejojnë të jenë mjet në duart e një partie politike që ende jeton në të kaluarën", tha Mickoski.

Në vigjilje të protestës së paralajmëruar kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim institucional për të zgjidhur problemet gjuhësore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, elitat politike dhe shoqërore kanë përgjegjësi të krijojnë politika ligjore dhe institucionale që reflektojnë karakterin multietnik të vendit dhe promovojnë diversitetin në çdo sferë të shoqërisë. Ai kritikoi ligjet gjysmake, duke theksuar se ato japin vetëm zgjidhje të pjesshme dhe nuk adresojnë plotësisht nevojat e komuniteteve.

Kryetari i Çairit bëri thirrje që protesta të shihet si një mundësi për ndërgjegjësim, jo për politizim, duke theksuar se studentët shpesh shërbejnë si alarm për dukuritë shoqërore që institucionet duhet t’i trajtojnë me seriozitet.

"Është detyrë e të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërorë të kontribuojnë në zgjidhje ligjore më të mira dhe politika afatgjata institucionale që mbrojnë të drejtat e të gjithëve në një shoqëri multietnike", deklaroi Mexhiti.

Protesta e nesërme vjen si një thirrje për zbatim më të drejtë të politikave gjuhësore dhe respektim të diversitetit në institucione, duke nxjerrë në pah nevojën për reforma gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан