• вторник, 30 декември 2025

Pa përparim drejt paqes në Ukrainë pas takimit të Trampit me Zelenskin në Floridë

Pa përparim drejt paqes në Ukrainë pas takimit të Trampit me Zelenskin në Floridë

29 dhjetor 2025

DPА

Takimi me investim të lartë mes presidentit amerikan Donalld Tramp dhe presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski në Floridë përfundoi mbrëmë vonë pa përparim të konsiderueshëm, edhe pse dy liderët theksuan se është arritur përparim drejt marrëveshjes paqësore mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në konferencën për shtyp pas bisedimeve në rezidencën private të Trampit, Mar-a-Lago, lideri amerikan tha se marrëvehsja "mund të jetë shumë afër" dhe se mund të arrihet "ndoshta për disa javë".

Zelenski ndërkohë e falënderoi Trampin për "diskutim me të vërtetë vendimtar" dhe tha se "ekipet e tyre do të takohen në javët e ardhshme për t'i finalizuar të gjitha çështjet e diskutuara". Plotësisht, Zelenski paralajmëroi se Trampi do të jetë nikoqir i samitit me liderët evropianë në Uashington, me siguri në janar. Dy liderët mbajtën bisedime me përfaqësuesit evropianë edhe para vetë konferencës për shtyp.

Takimi në Mar-a-Lago është pjesë e presionit më të ri diplomatik për përfundim të luftës që Rusia e filloi në shkurt të vitit 2022. Trampi paraprakisht deklaroi se beson se Zelenski dhe presidenti rus, Vlladimir Putin janë "seriozë" në qëllimin për të arritur paqe. Presidenti amerikan shtoi se sërish do t'i paraqitet Putinit pas takimit me zelenskin, pasi që paraprakisht realizoi bisedë telefonike me liderin rus.

Zelenski kërkoi mbështetje nga Uashingtoni për kornizën e re prej 20 pikash, pasi që administrata e Trampit nga fundi i nëntorit publikoi propozimin prej 28 pikave i cili i shetësoi Kievin dhe aleatët e tij, sepse reflektonte disa pozicione ruse.

Garandcat e sigurisë

Përderisa Trampi po tenton ta ndërprejë konfliktin përmes samiteve të nivelit të lartë, përfshirë edhe pjesëmarrjen e Putinit në Alaskë në gusht, fokusi i përpjekjeve intensive diplomatike në javët e fundit është vënë në zgjidhjen e disa pikave kontestuese kyçe.

Ato përfshijnë garanca perëndimore të sigurisë për Kievin në rast të sulmeve të reja ruse, fatin e rajonit Donbas dhe kontrollin ndaj centralit bërthamor Zaporozhje, i cili është nën okupimin rus prej fillimit të luftës. Zelenski deklaroi se me Trampin biseduan për "të gjitha aspektet e kornizës paqësore", duke përsëritur se plani i tij prej 20 pikave është "90 për qind është dakorduar".

Rusia: Ndërprerja e zjarrit vetëm do ta "vazhdonte" konfliktin

Pikë tjetër kontestuese është nëse palët e konfliktuara duhet të dakordohen me ndërprerje 60-ditëshe të zjarrit, propozim i mbështetur nga Zelenski për t'iu dhënë mundësi ukrainasve të votojnë për planin paqësor në referendum.

Kremlini dje kumtoi se Trampi dhe Putini në bisedën e tyre telefonike u dakorduan se ndërprerja e përkohshme e zjarrit në Ukrainë vetëm do ta "vazhdonte" konfliktin dhe do të sillte "rrezik nga ndezja e sërishme e luftimeve". Moska tashmë njëkohë të gjatë pohon se dëshiron drejtpërdrejtë të kalojë në marrëveshje përfindimtare paqësore, duke e anashkaluar armëpushimin preliminar. ab/

Foto: EPА

Остани поврзан