• вторник, 16 декември 2025

Përfundoi procedura dëshmuese ndaj ish-drejtorit të Shutkës - gjykimi vazhdon me fjalët përmbyllëse

Përfundoi procedura dëshmuese ndaj ish-drejtorit të Shutkës - gjykimi vazhdon me fjalët përmbyllëse

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Me kërkesë të prokurores publike, sot në Gjykatën themelore penale - Shkup është shtyrë seanca gjyqësore kundër ish-drejtorit të Burgut hetues në Shutkë, Filip Andov - Sokol dhe disa të punësuarve në burg, të akuzuar për mundësim të daljes së të dënuarve për nevoja private.

Në fillim të seancës së sotme u parashtruan listat e dëshmive, me çka përfundoi procedura dëshmuese dhe procesi gjyqësor duhej të vazhdonte me paraqitjen e fjalëve përmbyllëse. Megjithatë, me kërkesë të prokurores publike, seanca është shtyrë dhe është ricaktuar për më 26 dhjetor.

Siç ishte arsyetuar nga ana e prokurores publike, kërkesa për shtyrje është për shkak të përgatitjes së fjalëve përmbyllëse, si dhe për shkak të obligimeve të pashtyeshme në kuadër të punës së ssaj në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK). "Kërkoj shtyrje për shkak të përgatitjes së fjalëve përmbyllëse, njëherit kam edhe punë urgjente në kuadër të veprimit tim në PTHP NKOK që nuk duron prolongim", tha prokurorja.

Andov dhe disa të punësuar të tjerë në burg akuzohen se kanë mundësuar dalje të të dënuarve për nevoja private. Paraprakisht para Gjykatës ata deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, përderisa Prkuroria disa prej tyre i ndjekë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërkaq disa për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

Të dyshuarit, siç ceket në kumtesën e Prkurorisë, në periudhën prej marsit deri në korrik 2024, me paramendim kanë kryer disa veprime të lidhura kohore gjatë ushtrimit të autorizimeve të tyre, me ç'rast pesë të dënuarve u mundësuan volitshmëri të cilat, sipas vendimeve gjyqësore, nuk u kanë takuar. ab/

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан