• сабота, 22 февруари 2025

Përforcimi i mbrojtjes dhe sigurisë, temë e takimit të eurokomisarit Kubilius me përfaqësuesit e NATO-s

Përforcimi i mbrojtjes dhe sigurisë, temë e takimit të eurokomisarit Kubilius me përfaqësuesit e NATO-s

Bruksel, 20 janar 2025 (MIA) - Komisari evropian për Mbrojtje dhe Hapësirë Andrius Kubilius sot mori pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik, ku me përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s bisedoi për përforicmin e prodhimtarisë së mbrojtjes dhe sigurinë në Evropë.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, shkëmbimet e tilla të pikëpamjeve janë të rëndësishme për nxitjen e transparencës dhe dialogut politik ndërmjet Aleancës dhe Bashkimit Evropian.

"Kjo u mundëson liderëve të BE-së drejtpërdrejtë ta dëgjojnë edhe mendimin e aleatëve të cilët nuk janë anëtarë të Unionit", shtoi Rute.

Sipas tij, në këtë moment rritja e prodhimtarisë mbrojtëse, me qëllim të plotësimit jo vetëm të obligimeve ndaj Ukrainës, por edhe për përforcimin e aftësisë për kthim dhe mbrojtje të BE-së dhe NATO-s, është "më e rëndësishme se kurrë më parë".

Rute, siç kumtoi NATO, njëherit mirëpriti edhe përpjekjet e BE-së për rritje të kapaciteteve të mbrojtjes evropiane dhe për përforcimin e bazës së saj industriale mbrojtëse.

"Industria jonë e mbrojtjes transatlantike është e ndërthurur thellë dhe ekziston mundësia e vetme për të vendosur drejtimin e bashkëpunimit tonë", përfundoi Rute. sa/

Foto: NATO 

Остани поврзан