• сабота, 22 февруари 2025

Për shkak të politikave të Trampit, NRC do të ndërpresë punën në gati 20 shtete

Për shkak të politikave të Trampit, NRC do të ndërpresë punën në gati 20 shtete

Oslo, 10 shkurt 2025 (MIA) – Këshilli norvegjez për refugjatë (NRC) sot kumtoi se do të pezullojë punën humanitare në afro 20 vende të botës, pasi presidenti amerikan Donald Tramp e ngriu ndihmën amerikane.

 “Asnjëherë në historinë tonë 79-vjeçare nuk kemi përjetuar një ndërprerje kaq të papritur të ndihmës nga ndonjë prej kombeve tona të shumta donatore, organizatave ndërqeveritare apo agjencive private donatore”, theksohet në kumtesën e NRC-së.

Këshilli norvegjez për refugjatë paralajmëron se pasojat e ndërprerjes së ndihmës amerikane do të bëhen gjithnjë e më serioze për njerëzit që përballen me kriza në mbarë botën. NRC-së në Ukrainë tashmë i është dashur të ndalojë shpërndarjen e planifikuar të shkurtit të ndihmës urgjente për 57,000 njerëz përgjatë vijës së frontit dhe i është dashur të pushojë nga puna stafin në mbarë botën.

NRC në vitin 2024 ka marrë rreth 20 për qind të ndihmës nga SHBA-ja ose rreth 150 milion dollarë, me të cilat u ka ndihmuar afërsisht 1,6 milionë njerëzve në mbarë botën.

Administrata e Trampit javën e kaluar kumtoi se do t'i dërgoj në pushim të gjithë punëtorët të punësuar direkt të Agjencinë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën dhe do të tërheqë mijëra punëtorë nga jashtë. ls/

Foto: NRV logo

 

 

Остани поврзан