• понеделник, 04 ноември 2024

Për pesë muaj frekuentimi i udhëtarëve në VK "Bllatë" është rritur për 14 për qind

Për pesë muaj frekuentimi i udhëtarëve në VK

Dibër, 26 qershor 2024 (MIA) - Në pesë muajt e parë të këtij viti, në vendkalimin kufitar "Bllatë" në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është vërejtur frekuentimi i udhëtarëve për 14 për qind, krahasuar me periudhën e njejtë vitin e kaluar.

Në këtë periudhë, sipas kompetentëve, janë regjistruar 202.648 persona për hyrje dhe dalje, përkundër viti 2023, kur ka pasur 266.311 udhëtarë.

Lëshimi në përdorim i autostradës "Rruga e Arbërit" kushtëzoi rritje të frekuentimit të këtij vendkalimi, sepse largësia nga vendkalimit deri në Tiranë, tani është 70 kilometra apo më pak për mbi 100 kilometra.

Krahas banorëve të rajonit më të gjerë të Dibrës, vendkalimin e shfrytëzojnë edhe banorë të Gostivarit, Tetovës, Shkupit dhe qyteteve të tjera për udhëtim në Shqipëri, kryesisht për shkak të turizmit, biznesit apo vizitave familjare.

Gjithashtu numër gjithnjë e më i madh i shtetasve të Maqedonisë së Veriut i shfrytëzojnë shërbimet e aeroportit ndërkombëtar në Tiranë, prej ku për momentin mund të udhëtohet në mbi 100 destinacione.

Numrat e publikuara së fundmi konfirmojnë se vetëm në janar dhe shkurt mbi 10 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë arritur apo kanë udhëtuar drejt ndonjë destin acioni nga ky aeroport.

Duke e pasur parasysh faktin se një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për pushim veror zgjedhin ndonjë vend turistik në bregdetin shqiptar (brenda vitit verojnë mbi 300 mijë) si dhe arritja e mërgimtarëve, frekuentimi sigurisht se do të rritet. ab/

Foto: МIА
 

 

Остани поврзан