Për herë të tretë për një vit Zelenski e ndërron komandantin e forcave ukrainase të frontit lindor
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka ndërruar për herë të tretë për më pak se një vit komandantin e formacionit kyç ushtarak përgjegjës për mbrojtjen e qendrës lindore Pokrovsk, për të cilin ka rrezik të rritur që të bie në duart e forcave ruse.

Kiev, 27 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka ndërruar për herë të tretë për më pak se një vit komandantin e formacionit kyç ushtarak përgjegjës për mbrojtjen e qendrës lindore Pokrovsk, për të cilin ka rrezik të rritur që të bie në duart e forcave ruse.
Në video-fjalimin e tij të rregullit me bashkëkombasit Zelenski mbrëmë tha se komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral-majori Mihajllo Drapatij, e ka vendosur në krye të grupit operativ-strategjik "Hortica", zona përgjegjëse e së cilës përfshin pjesë të madhe të fronit lindor të Ukrainës.
"Ato janë rajonet më të vështira të aktiviteteve luftarake", tha Zelenski, duke shtuar për këto ndërrime ka biseduar në takimin me komandantin e forcave të armatosura ukrainase, Oleksendr Sirski.
Pushtimi i qytetit Pokrovsk do ta afrojë Rusinë deri në pushtiminh e gjthë rajonit të Donjeckut, një nga qëllimet kryesore të presidentit Vladimir Putin, në luftën e tij në Ukrainë. Zelenski shtoi se emërimi i Drapatij do të ndihmoj të kombinohet puna luftarake e armatës me stërvitjen adekuate të brigarave.
Drapatij do ta zëvendësojë gjeneral-majorin, Andrej Hnatov, i cili nga qershori është në krye të Horticës. Ai do të bëhet zëvendës-shef i Shtatmadhorisë, i cili do ta mbikëqyrë stërvitjen dhe komunikimet. mb/