Për herë të parë nga viti 2014, Barcelona nuk ka pasur goditje në gol të kundërshtarit në një ndeshje të La Ligës
- Barcelona mbrëmë ka humbur nga Real Sosiedad si mysafir me rezultatin 1:0 në ndeshjen nga xhiroja e 13-të në Kampionatin spanjoll në futboll.
San Sebastian, 11 nëntor 2024 (MIA) - Barcelona mbrëmë ka humbur nga Real Sosiedad si mysafir me rezultatin 1:0 në ndeshjen nga xhiroja e 13-të në Kampionatin spanjoll në futboll.
Lojtarët e trajnerit Hans Diter Flik kanë pasur 11 goditje, prej të cilave asnjë në kuadër të golit të klubit bask.
Sipas mediumeve spanjolle, për herë të parë nga shtatori i vitit 2014, katalonasit nuk kanë pasur goditje drejt golit kundërshtar në një ndeshje të La Ligës. Atëherë Barcelona ka luajtur baraz me Malagan (0:0).
Edhe krahas humbjes, Barcelona është lider në tabelë me 33 pikë, para Realit të Madridit, i cili ka 27 pikë dhe një ndeshje më pak. bsh/
Foto: EPA