Për fundjavë rekord mbi 11 mijë udhëtarë në VK "Bllatë"
- Fundjavën e kaluar, në pikën kufitare "Bllato" në kufirin RMV-Shqipëri, pranë Dibrës, është regjistruar një numër rekord i udhëtarëve.

Dibër, 15 prill 2025 (MIA) - Fundjavën e kaluar, në pikën kufitare "Bllatë" në kufirin RMV-Shqipëri, pranë Dibrës, është regjistruar një numër rekord i udhëtarëve.
"Në këtë vendkalim janë regjistruar 11.477 udhëtarë, nga të cilët 5,715 kanë hyrë në vendin tonë, ndërsa 5,762 kanë dalë. Shikuar veçmas, shtetas të RMV-së janë 3.591, nga të cilët 1,410 kanë hyrë dhe 2,181 kanë dalë, ndërsa 7,886 janë shtetas të huaj, në hyrje 4,305 ndërsa në dalje 3,581 në dalje, konfirmoi për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
"Për frekuencën rekorde kanë raportuar edhe mediat shqiptare, duke deklaruar se disa mijëra qytetarë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Dibrës, ku e shtuna është ditë tregu, për të bërë pazar, por edhe për të 'mbushur rezervuarët e veturave me naftë, sepse atje është më lirë, por edhe me cilësi më të lartë". Ata shtojnë se banorët e Dibrës, si dhe të qyteteve të tjera, udhëtojnë drejt Shqipërisë kryesisht për turizëm.
"Përveç infrastrukturës rrugore të përmirësuar, me ndërtimin e autostradës së Ruga e Arbrit, e cila shkurtoi distancën midis Dibrës dhe Tiranës dhe tani zgjat një orë, fluksi është rritur edhe për shkak të çmimit të ulur të polisës së sigurimit "karton i gjelbër" me vlefshmëri njëvjeçare, e cila tani arrin në 50 euro, krahasuar me 400 euro më parë", vlerësojnë mediat shqiptare. mb/
Foto: MIA