Osmani për vizitë në Uashington
- Presidentja e Kosovës, Vjosma Osmani sot në Uashington do të takohet me përfaqësuesin e lartë të Departamentit të shtetit për pështje evropiane dhe euroaziatike, Luis L. Bono.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosma Osmani sot në Uashington do të takohet me përfaqësuesin e lartë të Departamentit të shtetit për pështje evropiane dhe euroaziatike, Luis L. Bono.
Bono e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë presidencial. Ai së fundmi ka shërbyer si këshilltar i lartë për Negociatat në Kaukaz.
Vizita e Osmanit në Departamentin e shtetit vjen dy ditë pas deklaratës së të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Riçard Grenell se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk është e tillë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s