Orban: Është e papranueshme që Ukraina të ndalojë rrjedhën e gazit rus në Evropën qendrore
- Kryeministri Hungarisë, Viktor Orban tha sot se është e papranueshme që Ukraina të ndalojë rrjedhën e gazit rus në Evropën qendrore, pasi kjo ka rritur kostot e rrugëve alternative të furnizimit.

Budapest, 31 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hungarisë, Viktor Orban tha sot se është e papranueshme që Ukraina të ndalojë rrjedhën e gazit rus në Evropën qendrore, pasi kjo ka rritur kostot e rrugëve alternative të furnizimit.
Orbani për radion shtetërore hungareze deklaroi se për shkak të rritjes së çmimit të gazit, Hungaria ka kërkuar garanci nga BE në lidhje me sigurinë e saj energjetike.
Kryeministri hungarez tha se të dhënat ekonomike po përmirësohen në dritën e fitores zgjedhore të presidentit amerikan Donald Tramp dhe "epokës së paqes" që do të pasonte pas luftës në Ukrainë, për të cilën tha se është në fazën përfundimtare.
Orbani theksoi se fitorja e Trampit do të forcojë ekonominë hungareze këtë vit.
Gazi rus nuk ka rrjedhur përmes Ukrainës deri në vendet e Bashkimit Evropian që nga 1 janari, pasi skadoi kontrata pesëvjeçare për furnizim.
foto: arkivi i MIA-s