"One Maqedoni" edhe zyrtarisht operatori i tretë mobil, paralajmëron risi dhe pjesëmarrje serioze në treg
- "One Maqedoni" i kompanisë hungareze "For aj xhi", e cila sot mori licencë për operator të tretë mobil në shtet nga Agjencia për komunikime elektronike, paralajmëron risi në treg, ku, sipas kryesisë, ka ambicie të ketë pjesëmarrje serioze. Fillimisht do të fillojë me rrjetet e operatorëve ekzistues derisa të ndërtojë të rrjetin e vet. Me ndërtimin e rrjetit 5G standa alone, sipas AKE, duhet të ofrojë risi që rrjetet e deritanishme nuk i mbështesin. Pritet edhe punë për inxhinierët e rinj të telekomunikimit dhe për komapnotë vendore, të cilat do të lidhin kontrata bashkëpunimi.
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - "One Maqedoni" i kompanisë hungareze "For aj xhi", e cila sot mori licencë për operator të tretë mobil në shtet nga Agjencia për komunikime elektronike, paralajmëron risi në treg, ku, sipas kryesisë, ka ambicie të ketë pjesëmarrje serioze. Fillimisht do të fillojë me rrjetet e operatorëve ekzistues derisa të ndërtojë të rrjetin e vet. Me ndërtimin e rrjetit 5G standa alone, sipas AKE, duhet të ofrojë risi që rrjetet e deritanishme nuk i mbështesin. Pritet edhe punë për inxhinierët e rinj të telekomunikimit dhe për komapnotë vendore, të cilat do të lidhin kontrata bashkëpunimi.
Kompania planifikon të investojë deri 100 milionë euro në ndërtim dhe zhvillim të rrjetit, prëfshirë edhe në infrastrukturë, hapje të vendeve të reja të punës, trajnime, si dhe bashkëpunim afatgjatë me kompani TIK vendore.
"Marrja e licencës është vendim strategjik dhe obligim afatgjatë, e reflekton besimin tonë në shtet dhe institucionet e tij në peisazhin më të gjerë rajonal dhe evropian digjital. Me procedurën e kryer transparente dhe të strukturuar, dërgohet sinjal i qartë se Maqedonia është e përkushtuar në konkurrencë të drejtë, investime afatgjate dhe zhvillim të infrastrukturave të besuehsme digjitale", tha Pal Zarandi, kreu i bordit të drejtorëve të "One Maqedoni" dhe drejtor i strategjive në Grupacionin 4IG në ngjarjen e AKE-së, ku u ndanë tre lejet për valët e radiofrekuencave.

"One Maqedoni" më 14 janar e paguajti shumën e njëfishtë prej 8.020.003 eurove, me çka i përmbushi të gjitha kushtet për t'i marrë lejet.
Zarandi theksoi se në tregun e Maqedonisë së Veriut kanë ardhur për të bërë dallim dhe për të ofruar diçka të re. Theksoi se kanë ambicie të fuqishme dhe se pjesëmarrja e tyre në treg do të jetë serioze.
"Për momentin këtu ka dy operatorë. Atë që e ofrojmë ne do të jetë diçka e re, ky interseksion mes 5G-teknologjisë me të tjerët që do të kahëzohen drejt industrisë është diçka që konsiderojmë se do të jetë tërheqëse për klientë të rinj. Kemi lojtarë evropianë me shumë përvojë nga grupe të konsiderueshme të telekomunikimit, nuk jemi ndonjë kompani e vogël e cila është e interesuar për fitim që do të hyjë vetëm gjatë rrugës, do të mbetet këtu katër-pesë vite. Jemi këtu për të mbetur më tutje, të bëjmë dallimin dhe me atë t'i rrisim edhe praninë tonë dhe klientët", tha Zarandi.
Deri në ndërtimin e rrjetit të vet do ta shfrytëzojnë rrejtin për roaming të a.q. nacional të dy operatorëve ekzistues.

"Që të jemi plotësisht të pavarur, do të kemi rrjetin tonë, kjo kërkon kohë, ndërkaq klientëve duhet t'u ofrojmë mbulim në tërë vendin. Për këtë shkak, do ta shfrytëzojmë rrjetin e konkurentëve tanë për të a.q. roaming kombëtar. Ky roaming i a.q. nacional është i rregulluar në Maqedoni dhe dy operatorët duhet të na lejojnë qasje drejt rrjeteve të tyre sepse mu prej fillimit do t'i shfrytëzojmë kapacitetet e tyre. Rrjetin tonë fillimisht do ta lancojmë në Shkup, ndërsa pastaj edhe në territorin. Roamingun nacional do ta shfrytëzojmë derisa nuk vendoset rrejti ynë", tha Zarandi në pyetjet e gazetarëve.
I pyetur se çfarë pajisje do të përdorin, paralajmëroi bashkëpunim me "Erikson" dhe theksoi se do t'u përmbahen ligjeve të shtetit për shfrytëzimin e rrjetit të sigurt.
Uarandi theksoi edhe se si vend anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut është ngushtë e harmonizuar me kahjen strategjike të Grupacionit 4iG. krahas telekomunikimeve dhe teknologjive informatike, Grupacioni ynë shënon zhvillim edhe në fushën e gjithësisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Ndërlidhja e komunikimeve të sigurta, infrastruktura digjitale dhe kapacitetet mbrojtëse po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, ndërsa Maqedonia e Veriut është rajon kyç për rritje ku këto sfera ndërthurren në mënyrë natyrale. Prandaj, logjika e investimit është larg hyrjes së thjeshtë në tregun e telekomunikimeve. Vendosim bazë të fuqishme që i mbështetë të gjitha këto ambicie, integrim rajonal, infrastrukturë digjitale, siguri dhe rezistencë afatgjate", tha kreu i bordit të drejtorëve të "One Maqedoni" dhe drejtor i strategjive në Grupaciomnin 4iG, Pal Zarandi.
Prefiksi që do të përdorin, akoma po negociohet me AKE-në, prej ku porositën se kjo është një prej ditëve më të rëndësishme për tregun e komunikimeve elektronike.
"Dëshiroj punë dhe konkurrencë të suksesshme, ajo që mungonte prej vitit 2016 e këtej dhe të jetë mirë për tërë shtetin dhe për qytetarët", tha drejtori i AKE-së, Jeton Akiku, duke vlerësuar se ka mundësi edhe për operatortë katërt celular.
Igor Bojaxhiev, përfaqësues i ekipit të AKE-së që po e zbaton tenderin, porositi se operatori i ri celular do të jetë vlerë e vërtetë e shtuar për ekonominë e vendit.

"Shteti me pagesën e kompensimit e ndjen përfitimin, ndërkaq përfitim do të kenë qytetarët dhe sektori i biznesit, posaçërisht për shkak të paralajmërimeve se do të ndërtohet rrjet 5G standa alone i cili mund të sigurojë shumë volitshmëri që rrjetet e deritanishme të tilla nuk i mbështesin. Kjo do të na fusë në krye të Evropës, në pesë-gjashtë shtetet e para me një rrjet të tillë me teknologjinë më të re, siç janë Suedia, Franca, Greqia, ... ndërsa ne do të jemi të parët në Ballkanin Perëndimor. Do tëmundësojë punësim të inxhinierëve të rinj nga fusha e telekomunikimeve, si dhe punë për kopmpani të caktuara vendore të cilat do të bashkëpunojnë", tha Bojaxhiev.
Hyrja e operatorit të tretë celular, siç shtoi, do ta heqë vërejtjen e KE-së e cila paraqitet vazhdimisht prej vitit 2016 se nuk ka konkurrencë në tregun e komunikimeve elektronike.
Operatori i ri deri në fund të marsit të vitit 2027 duhet të mbulojë një qytet me 5G, deri në fund të vitit 2028 korridoret kryesore në pajtim me marrëveshjen për themelimin e komunitetit transportues të bazës dhe për rrjetin pagesor gjithëpërfshirës në shtet të mbulohen me sinjal 5G të pandërprerë, ndërsa deri në fund të vitit 2030 të gjitha qytetet në vend. Deri në fund të vitit 2032 pritet çdo qytetar të ketë mundësi për qasje në internet përmes 5G me shpejtësi minimale të qasjes në internet prej të paktën 100 Mbps.
Procesi për vendosjen e operatorit të tretë të rrjetit për rrjete celulare dhe shërbime filloi vitin e kaluar pasi Grupacioni 4iG, përmes filiales së saj "One Maqedoni telekomunikime", më 17 dhjetor të vitit 2024, zyrtarisht dorëzoi letër për qëllime në AKE, ku shprehu interesim për sigurimin e radiofrekuencave të arritshme si pjesë e planit për hyrje në tregun telekomunikues si operator i ri në shtet. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikollovski në një deklaratë për mediat vlerësoi se zyrtarizimi i interesit për hyrje në treg nga Grupacioni 4iG do të vlejë fund të duopolit të dy operatorëve celular në vend dhe ulje të çmimeve për shërbime celulare.
Më 22 prill të vitit 2025 Agjencia për Komunikime Elektronike hapi një debat publik, që rezultoi me letër për shprehje të interesimit nga "One Maqedoni telekomuniukime" SHPKNJP Shkup, "Bitstrim mobile" SHPKNJP Shkup dhe nga "Е&ppf telekom grup B. V"., ndërsa më 19 janar të vitit 2025 solli vendim për shpalljen e tenderit publik me konkurs publik për dhënien e miratimeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave nga brezat e radiofrekuencave 700 MHz, 1800 MHz dhe 3.x GHz.
Ofruesi i vetëm i kualifikuar në tender ishte "One Maqedoni telekomunikime", ndërsa vendimi për zgjedhjen e ofruesit më të volitshëm të tenderit ishte marrë më 12 janar të këtij viti. ab/
foto: МIА