Oksfam: Palestinezët në Gazë mezi kanë qasje në ujë, përhapja e sëmundjeve është në rritje
- Organizata joqeveritare britanike Oksfam sot kumtoi se vetëm shtatë për qind e ujit prej para konfliktit tani është në dispozicion për palestinezët në pjesën veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, që e rrit përhapjen e sëmundjeve dhe e përkeqëson katastrofën shëndetësore në enklavë.

Gazë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Organizata joqeveritare britanike Oksfam sot kumtoi se vetëm shtatë për qind e ujit prej para konfliktit tani është në dispozicion për palestinezët në pjesën veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, që e rrit përhapjen e sëmundjeve dhe e përkeqëson katastrofën shëndetësore në enklavë.
Në pjesën veriore të Gazës, e cila përfshin Xhabaliën, Beit Hanun dhe Beit Lahija, ushtria izraelite ka shkatërruar pothuajse të gjitha puset dhe rezervuarët, ndërsa në jug, në Rafah, më shumë se 90 për qind e puseve dhe rezervuarëve janë dëmtuar pjesërisht ose plotësisht, ndërsa prodhimi i ujit është më pak se pesë për qind e kapacitetit të tij para konfliktit, kumtoi Oksfam.
Pavarësisht përpjekjeve për të kthyer prodhimin e ujit pas armëpushimit, shkatërrimi i furnizimit me ujë në Gazë do të thotë se 60 për qind e ujit rrjedh në vend, publikoi Al Xhezira. ls/