OBSH: Vendimi i Trampit e rrezikon shëndetin global
- Vendimi i SHBA-së për ngrirjen e ndihmës së huaj po ndikon seriozisht në shëndetin global, duke rrezikuar programet për luftimin e poliomielitit, HIV-it dhe sëmundjeve të tjera, tha sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus. Ai i bëri thirrje qeverisë amerikane që të rishqyrtojë vendimin derisa të gjendet një zgjidhje.

Gjenevë, 12 shkurt 2025 (MIA) - Vendimi i SHBA-së për ngrirjen e ndihmës së huaj po ndikon seriozisht në shëndetin global, duke rrezikuar programet për luftimin e poliomielitit, HIV-it dhe sëmundjeve të tjera, tha sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus. Ai i bëri thirrje qeverisë amerikane që të rishqyrtojë vendimin derisa të gjendet një zgjidhje.
"Ne jemi të shqetësuar për disa hapa të qeverisë amerikane që kërcënojnë seriozisht shëndetin global", deklaroi tha Tedros në një konferencë virtuale për shtyp nga Gjeneva. Presidenti amerikan Donald Tramp, menjëherë pas marrjes së detyrës në janar, ngriu pagesat e ndihmës së huaj derisa të kryhet një rishikim i programeve.
Tedros vuri në dukje se pezullimi i Planit presidencial për përgjigje emergjente ndaj SIDA-s (PEPFAR) ka ndaluar trajtimin, testimin dhe parandalimin e HIV në 50 vende. "Klinikat janë mbyllur dhe punonjësit e shëndetësisë janë dërguar në shtëpi," paralajmëroi ai, duke shtuar se OBSH po përpiqej të ndihmojë vendet e prekura duke blerë ilaçe antiretrovirale.
Janë goditur edhe përpjekjet për të çrrënjosur poliomielitin dhe reagimi ndaj lisë, ndërsa në Mianmar 60.000 njerëz kanë mbetur pa shërbime shëndetësore bazë.
“Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit të mendojë për vazhdimin e financimit, të paktën derisa të gjenden zgjidhje alternative”, tha Tedros.
Shtesë, Tramp filloi me tërheqjen e SHBA-së nga OBSH-ja në ditën e parë të mandatit të tij, duke ndërprerë më tej bashkëpunimin, veçanërisht në luftën kundër epidemive dhe gripit, paralajmëroi ai. ls/
Foto: Arkiv