• сабота, 22 февруари 2025

OBSH do të mbajë mbledhjen e këshillit për shkak tërheqjes së SHBA-së

OBSH do të mbajë mbledhjen e këshillit për shkak tërheqjes së SHBA-së

Gjenevë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Mbledhja e këshillit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sot është planifikuar të mbahet pasi tërheqja e SHBA-së ka shkaktuar një vrimë në buxhet, njoftoi DPA.

Pasi presidenti Donald Tramp urdhëroi që SHBA-ja të largohej nga OBSH-ja në ditën e tij të parë në funksion, në selinë e agjencisë së KB-së në Gjenevë mbizotëron një atmosferë alarmi.

SHBA është deri tani kontribuuesi më i madh për OBSH-në. Në vitin 2024, pjesa e tyre në buxhet ishte 18 për qind.

SHBA-ja aktualisht përfaqësohet në këshillin ekzekutiv i cili ka 34 anëtarë dhe është organi më i lartë vendimmarrës i OBSH-së ndërmjet mbledhjeve të përgjithshme vjetore.

Tërheqja e SHBA-së do të hyjë në fuqi më 22 janar të vitit 2026, por administrata e re në Uashington ka udhëzuar zyrtarët e saj që të ndërpresin menjëherë bashkëpunimin me OBSH-në.

OBSH-ja shpreson që vendet e tjera do të konsiderojnë rritjen e kontributit të tyre.

Kontributi i detyrueshëm i të gjithë 194 vendeve anëtare të OBSH-së bazohet në fuqinë ekonomike të një vendi. Kur Tramp ndaloi mjetet për OBSH-në gjatë mandatit të tij të parë, Gjermania ndërhyri dhe ishte kontribuuesi më i madh në periudhën buxhetore të vitit 2020-2021, transmeton DPA. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан