Nënpresidenti i SHBA-së në intervistë për Uolstrit xhurnal: SHBA mund të vendosë sanksione dhe veprim potencial ushtarak ndaj Rusisë nëse Putini nuk pajtohet për marrëveshje paqësore me Ukrainën
- Nënpresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens në një intervistë për Uolstrit xhurnal tha se SHBA do të vendosë sanksione dhe veprim potencial ushtarak ndaj Rusisë nëse presidenti rus Vlladimir Putin nuk pajtohet për marrëveshje paqësore me Ukrainën që do ta garantojë pavarësinë e saj në plan afatgjatë.

Uashington, 14 shkurt 2025 (MIA) - Nënpresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens në një intervistë për Uolstrit xhurnal tha se SHBA do të vendosë sanksione dhe veprim potencial ushtarak ndaj Rusisë nëse presidenti rus Vlladimir Putin nuk pajtohet për marrëveshje paqësore me Ukrainën që do ta garantojë pavarësinë e saj në plan afatgjatë.
"Ekzistojnë mjete ekonomike për ndikim, ka, kuptohet, edhe veprime ushtarake për ndikim" që SHBA mund t'i përdorë kundër Putinit", tha Vens në intervistë.
"Presidenti Tramp mund të thotë, shikoni, ne nuk e duam këtë, ndoshta nuk do të na pëlqejë, por ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë sërish si opsion nëse rusët nuk janë partnerë të mirë në negociata", sqaron Xhej Di Vens.
"Janë të mundshme formulime dhe konfigurime, por ne kujdesemi që Ukraina të ketë pavarësi sovrane", thekson nënpresidenti amerikan.
Presidenti amerikan Donald Tramp të mërkurën veçmas bisedoi për luftën me Vlladimir Putinin dhe me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski. Ai, gjithashtu, urdhëroi përfaqësuesit amerikan të fillojnë bisedimet për t'i dhënë fund konfliktit", i cili zgjat gati tre vite.
"Mendoj se nga kjo do të dalë një marrëveshje që do të tronditë shumë njerëz", tha Vens.
Nënpresidenti tha gjithashtu se Trampi mund të rishqyrtojë në varësi të progresit të negociatave. sa/