Nën moton "Në frymën e dialogut" nesër fillon Forumi Ekonomik Botëror në Davos
- Forumi Ekonomik Botëror po mbledh për herë të 56-të liderë kryesorë nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile në një takim vjetor në Davos, Zvicër, nga 19 deri më 23 janar 2026. Nën moton "Në frymën e dialogut", Davos 2026 duhet të sigurojë një platformë të paanshme për lidhjen e liderëve për t'u përballur me sfidat e përbashkëta dhe për të nxitur inovacione që përcaktojnë të ardhmen.
Shkup, 18 janar 2026 (MIA) - Forumi Ekonomik Botëror po mbledh për herë të 56-të liderë kryesorë nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile në një takim vjetor në Davos, Zvicër, nga 19 deri më 23 janar 2026. Nën moton "Në frymën e dialogut", Davos 2026 duhet të sigurojë një platformë të paanshme për lidhjen e liderëve për t'u përballur me sfidat e përbashkëta dhe për të nxitur inovacione që përcaktojnë të ardhmen.
Në një kohë të ndryshimeve të thella gjeopolitike, teknologjike dhe shoqërore, takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror siguron një platformë të paanshme për dialog, bashkëpunim dhe veprim.
Në një moment vendimtar për bashkëpunimin global, Forumi Ekonomik Botëror do të mbledhë së bashku gati 3.000 liderë ndërsektorialë nga mbi 130 vende. Duke shënuar nivele rekord të pjesëmarrjes së qeverive, pritet të marrin pjesë 400 liderë të lartë politikë - përfshirë gati 65 krerë shtetesh dhe qeverish dhe gjashtë nga liderët e G7, së bashku me gati 850 nga drejtorët ekzekutivë dhe presidentët në botë, dhe gati 100 kompani të mëdha dhe pionierë të teknologjisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në një intervistë për Krishtlindje për TV Alfa, paralajmëroi se do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Për më shumë se pesë dekada, Forumi ka mbledhur lideri nga biznesi, qeveria, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, akademia dhe brezi i ardhshëm i liderëve për të kuptuar sfidat globale dhe për ta çuar botën përpara së bashku. Programi i këtij viti, siç është paralajmëruar, ndërtohet mbi atë trashëgimi, të formësuar nga puna e vazhdueshme e Forumit dhe zhvillimet e fundit globale dhe inovacionet revolucionare.
Përmes sesioneve për gjeopolitikë dhe rritje, Davos do të hulumtojë se si bashkëpunimi mund të ripërtërihet në kushte të normave të kontestuara, aleancave të tensionuara dhe besimi të gërryer. Modelet e reja të bashkëpunimit mund të hapin mundësi edhe kur supozimet afatgjata mbi sigurinë, sovranitetin dhe integrimin global po përmbysen.
Nga përballja me rrezikun gjeopolitik dhe pasigurinë ekonomike deri te shfrytëzimi i inovacioneve, diskutimet do të përqendrohen në rrugë praktike dhe të orientuara drejt zgjidhjeve që mbështesin qëndrueshmërinë, konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse, përfshirë edhe vendosjen e përgjegjshme të teknologjive transformuese si inteligjenca artificiale gjeneruese. ls/
Foto: Forumi Ekonomik Botëror