• сабота, 22 февруари 2025

Në VK Bogorodicë sekuestrohen 188 kilogram marijuanë, arrestohen dy persona

Në VK Bogorodicë sekuestrohen 188 kilogram marijuanë, arrestohen dy persona

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë konfiskuar 188 kilogram marijuanë e cila është dashur të përfundojë në Turqi. Janë arrestuar dy persona, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Tetova.

Siç deklaroi sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski, dy shoferët më 8 shkurt kanë hyrë në Bllacë me kamion, ndërsa më 9 shkurt me kamionin e njëjtë, njëri prej tyre nga vendi mes Kumanovës dhe Pallankës ka shkuar drejt Bogorodicës.

"Në Bogorodicë është bërë kontroll i detajuar i kamionit ku mes letrës së ricikluar të kompresuar është gjetur droga. Vlera e parashikuar e drogës në tregun e zi arrin 707 mijë euro.

"Drejtoria e doganës ka gjetur gjurmët dhe ka parandaluar një kanal ndërkombëtar të kontrabandës me drogë. Në aksionin e përbashkët me Byronë për siguri publike në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë sekuestruar 188 kilogram e 636 gram lëndë narkotike marijuanë e cila është dashur të përfundojë në Turqi. Dy persona janë privuar nga liria dhe kundër tyre në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli është ngritur kallëzim penal për kryerjen e veprës penale nga neni 215 i Kodit penal, prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ky është rasti i parë ku në të ardhmen me përpjekje të përbashkëta premtojmë luftë edhe më të ashpër kundër krimit", ka thënë Nikollovski. 

Foto: MIA

Остани поврзан