Në VK Bogorodicë janë zbuluar pistoleta të vjedhura nga sigurimi i NP "Parqe dhe gjelbërime" në Shkup
- – Gjithsej nëntë pistoleta zyrtare, të vjedhura më 5 janar nga hapësirat e NP “Parqe dhe gjelbërime” në Shkup, u gjetën në një automobil “shkoda oktavia”, pronë e një personi juridik nga Prilepi, gjatë kontrollit doganor në vendkalimin kufitar “Bogorodicë.
Gjevgjeli, 16 janar 2026 (MIA) – Gjithsej nëntë pistoleta zyrtare, të vjedhura më 5 janar nga hapësirat e NP “Parqe dhe gjelbërime” në Shkup, u gjetën në një automobil “shkoda oktavia”, pronë e një personi juridik nga Prilepi, gjatë kontrollit doganor në vendkalimin kufitar “Bogorodicë.
“Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë lëshoi urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një banori të Prilepit, i cili më 14 janar mori me qira një automjet nga kompania dhe me të u përpoq të transportonte pistoleta gjysmëautomatike përtej kufirit, të fshehura në hapësirën e fabrikës midis llamarinës dhe tapicerisë së makinës “, bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë.
Nga numrat serikë është konfirmuar se bëhet fjalë për armë që paraprakisht ishte vjedhur nga hapësirat zyrtare të NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup dhe të regjistruara si armë zyrtare të sigurimit në ndërmarrjen e Shkupit.
Prokurori publik gjykatësit të procedurës paraprake i dorëzoi propozim për përcaktimin e masës paraburgim për të dyshuarin për veprën penale përpunim i paautorizuar, ruajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese nga neni 396 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s