Në Shqipëri plotësisht aministohen 380 të burgosur, 900 të tjerë fituan ulje dënimi
- Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, plotësisht amnistohen nga dënimet e tyre me burg 380 persona, ndërsa 900 të tjerëve ulje dënimi.
Tiranë, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, plotësisht amnistohen nga dënimet e tyre me burg 380 persona, ndërsa 900 të tjerëve ulje dënimi.
Kjo, siç thuhet në shpjegim, si pjesë e politikës moderne penale, e cila ka për qëllim rehabilitimin, uljen e mbipopullimit të burgjeve dhe përforcimin e sigurisë afatgjatë, është "i cili inspirohet nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane".
"Një shtet i fuqishëm nuk duhet t’i mbajë njerëzit në burg pa rrezik real. Nga zbatimi i kësaj amnistie do të përfitojnë 380 persona, të cilët do të lirohen plotësisht menjëherë, ndërsa rreth 900 të tjerëve do t’u ulen dënimet. Burgjet janë të mbipopulluara. Janë rreth 5.000 persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, më shumë se gjysma, janë në paraburgim. Amnistia e ulë popullsinë e burgjeve me rreth shtatë për qind", theksoi ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Besfort Lamallari.
Sipas tij, amnistia mbulon të miturit, gratë dhe personat e dënuar për vepra penale shoqërore me rrezik të ulët, por jo ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion ose akte me rrezik të lartë shoqëror, si dhe subjekte të cilat u hetuan nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u gjykuan nga Gjykata Speciale. rq/
Foto: printskrin