Në Paris fillon samiti për të ardhmen e inteligjencës artificiale
- Liderë botërorë, shefa të kompanive teknologjike, akademikë dhe ekspertë të tjerë janë tubuar sot në Paris, në samitin dyditor për kërcënimet dhe premtimet për inteligjencën artificiale.

Paris, 10 shkurt 2025 (MIA) - Liderë botërorë, shefa të kompanive teknologjike, akademikë dhe ekspertë të tjerë janë tubuar sot në Paris, në samitin dyditor për kërcënimet dhe premtimet për inteligjencën artificiale.
Ata do të debatojnë për ndikimin e teknolgojisë ndaj opinionit, duke i përfshirë aplikacionet potenciale të itneligjencës artificiale nës fera siç janë shëndetësia, arsimi dhe puna, si dhe rregullimi i saj dhe prëdorimi prëgjegjës, lajmëroi DPA.
Në takim janë paraqitur rreth 1.500 pjesëmarrës nga rreth 100 vende dhe pason pas dy samiteve të kaluara globale për inteligjencën artificiale: në Britani të Madhe në vitin 2023 dhe në Korenë e Jugut vitin e kaluar.
Mes politikanëve të cilët marrin pjesë këtë vit janë nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens, kryeministri indian Narendra Modi, kancelari gjerman, Olaf Sholc dhe kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
Nga ana teknologjike, emrat e profilit të lartë i prëfshijnë drejtorët kryesorë ekzekutiv të Microsoft, OpenAI dhe Google.
Presidenti francez, Emanuel Makron tha se dëshiron ta tregojë vendin e tij si lider në fushën e inteligjencës artificiale në samit.
"Franca është vend kryesor në Evropë në fushën e inteligjencës artificiale", tha ai në intervistë për gazetën Le Parisien fundjavën e kaluar.
Lidhur me rregullimin e inteligjencës artificiale, Makron tha se do të dëshironte të gjendet një rrugë e mesme.
Sipas tij, ekziston rreziku që disa vende të mos vendosin kurfarë rregulla, por shtoi: "Gjithashtu ekziston rreziku se Evropa, anasjelltas, vendosë shumë rregulla, kthehet nga të tjerët dhe prandaj tashmë nuk mund të jetë inovative. Duhet ta mbajmë këtë baraspeshë". ab/