• петок, 21 февруари 2025

Në operacionin antimafia në Sicili janë arrestuar 181 persona

Në operacionin antimafia në Sicili janë arrestuar 181 persona

 Palermo, 11 shkurt 2025 (MIA) - Gjatë një operacioni madhor kundër anëtarëve të mafias në zonën e Palermos, janë arrestuar 181 persona, mes të cilëve udhëheqës dhe zhvatës të grupeve të ndryshme mafioze.

Hetimin e kanë drejtuar karabinierët, ndërsa e kanë koordinuar prokurori Maurisio de Lusia dhe zëvendësprokurorja Marsia Sabella.

Gjatë operacionit është zbuluar një përpjekje të Koza Nostra për të rindërtuar strukturën e saj rajonale dhe për të rritur fuqinë e saj, raportuan mediat italiane. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан