• сабота, 22 февруари 2025

Në mëngjes mot me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të ulëta deri mesatare

Në mëngjes mot me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të ulëta deri mesatare

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, në disa vende përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri 0, ndërsa maksimalja prej 0 deri 8 gradë.

Në Shkup në mëngjes do të jenë kryesisht vranë, gjatë ditës vranësira do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 6 gradë.

DPHM-ja kumtoi se do të vijoj periudhë e motit stabil dhe ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat gjithkund do të jenë negative, ndërsa në disa vende do të ulen edhe nën -10 gradë. rq/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан