Në Kopshtin Zoologjik kanë ngordhur disa dele
- – Kopshti Zoologjik në Shkup sot informon se të martën e kaluar kanë ngordhur disa dele të cilat nuk kishin shenja të dukshme të lëndimeve dhe paraprakisht nuk kishin shenja të sëmundjes.

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) – Kopshti Zoologjik në Shkup sot informon se të martën e kaluar kanë ngordhur disa dele të cilat nuk kishin shenja të dukshme të lëndimeve dhe paraprakisht nuk kishin shenja të sëmundjes.
“Menjëherë është thirrur inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe ekspertë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, të cilët kanë bërë kontroll të plotë në vendngjarje dhe kanë filluar procedurën për autopsi të deleve të ngordhura. Shkaku i vdekjes do të bëhet i ditur kur të përfundojnë të gjitha analizat dhe të marrim rezultatet e autopsisë”, thuhet në postimin në Fejsbuk.
Nga Kopshti Zoologjik thonë se dyshojnë se bëhet fjalë për helmim nga degë nga bima tisa (taxus baccata) e cila mund të jetë helmuese për kafshët. fc/
Fotografia: Kopshti Zoologjik Shkup