• петок, 05 декември 2025

Në Komunën e Dibrës deri në orën 13 kanë votuar 15 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, pothuajse nivel i njejtë si në raundin e parë

Në Komunën e Dibrës deri në orën 13 kanë votuar 15 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, pothuajse nivel i njejtë si në raundin e parë

Dibër, 2 nëntor 2025 (MIA) - Dita zgjedhore në komunën e Dibrës kalon rrjedhshëm, pa probleme me përqindje të shtuar të daljes, por pothuajse në nivel të njejtë, si në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 19 tetor.

"Deri në orën 13 në komunën e Dibrës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3.024 persona ose 15 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar 19.763 në listën e vetme të të votimit, që është për 1 për qind dalje më e madhe krahasuar me raundin e parë, kur deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.739 persona ose 14 për qind. Dita zgjedhore kalon pa probleme, ndërsa dalje më të madhe presim në orët e pasdites", deklaroi për MIA-n Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së - Dibër.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të kaluara, para katër viteve dalja ishte 18,3 për qind.

Një pjesë e 27-të vendvotimeve përveç anëtarëve të KKZ-së, u vizituan edhe nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан